Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

Sërish dronë në Gjermani, aeroporti Berlin-Bradenburg ndalon fluturimet për dy orë

Një dron pranë Aeroportit Berlin-Brandenburg shkaktoi vonesa dhe anulime fluturimesh të premten në mbrëmje. Policia po kontrollon zonën me helikopterë, ndërsa fluturimet po vazhdojnë dhe ndalimi i natës është hequr. Droni po fluturonte në pjesën jugore të aeroportit, ku u vu re nga një punëtor në objekt. Prania e tij u konfirmua nga oficerët e policisë që patrullonin zonën pak më vonë. Fluturimet u pezulluan për dy orë, nga ora 21:00 deri në orën 23:00, me 11 avionë të devijuar në aeroportet e Leipzigut, Dresdenit dhe Hamburgut. Të tjerë fluturuan mbi Berlin, ndërsa tre fluturime për në Londër, Birmingham dhe Stokholm u anuluan. Policia po monitoron aeroportin me dy helikopterë në një përpjekje për të gjetur ose dronin ose operatorin e tij, ndërsa fluturimet tani...