Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit socialist, Fatos Nano mesditën e 31 tetorit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori.
‘Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie’, shkruan Ahmetaj.
Duke e konsideruar një mik të shtrenjtë të tij, Ahmetaj thotë se Fatos Nano, ishte një human, demokrat dhe vizionar.
Statusi
Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori.
Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie.
Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin dhe dashurinë e tij për “armiqtë”, i vetëçarmatosur nga thikat edhe ditën e tij të “Zeusit” të vdekshëm.
Human, demokrat dhe vizionar!
Mik i shtrenjtë për mua [💔] !
U prehsh në paqe!
