Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh
Durrësi dhe Vlora janë dy nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe janë shëmbëlltyra se si është zhvilluar Shqipëria gjatë tranzicionit. Për forcat politike që e kanë qeverisur vendin ato konsiderohen histori suksesi. Por, pavarësisht dëshirës së pushtetit për të na ofruar këtë pamje, të dhënat e censit të vitit 2023, tregojnë një realitet tjetër, ku gati gjysma banesave të këtyre dy qarqeve janë bosh. Ky fakt ngre pikëpyetje të mëdha mbi modelin e zhvillimit ekonomik të këtyre dy qendrave të rëndësishme në të cilat është investuar ndjeshëm në ndërtim. Por të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e objekteve të reja janë pa rezidentë. Vetëm 7% e banorëve të qarkut Durrës dhe 2% e banorëve të Vlorës jetojnë në banesa të...