Emisioni ‘Piranjat’- 31 tetor 2025
Kur po zbrisnim Qafë Thanën u shfaq…
një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite.
Një metaforë nga natyra që shpjegonte jetët tona:
Kështu jemi,
Ishuj drite të ndarë në liqenin e jetës.
Por… në këtë liqen
ka edhe erëra që të shtyjnë e të përplasin,
madje zëra që të thonë:
“Nuk do t’ia dalësh!”
“Mos u mundo kot!”
“Ul kokën, harroje!
Dhe krijohet një pështjellim si botën e Odisesë
ku qielli bëhet balta dhe balta re, ti asfiksohesh.
Kjo është energjia frenuese që na rrethon çdo ditë nga goja e njerëzisë.
Madje kur guxon ndonjë ide
në sytë e tyre lexon të njëjtin mendim:
“Çun i mirë ky… por gjynah!”
Sikur ëndrra jote të kishte ndonjë “pullë çmendurie” nga tatimet.
Por Secili prej nesh ka diçka që i duhet tjetrit.
Madje pa u takuar,ne mund ti gjendemi tjetrit.
Secili ka një gjë që ështē më I Miri në botē,
puna është zbuloje dhe ndaje me botën.
E dini?
Ashtu si çdo kryeministër ka kabinetin e vet,
edhe ne jemi kryeministra të jetëve tona.
Dhe kemi kabinetin tonë –
me njerëz që janë apo jo pranë nesh.
Mua më ka ndodhur, sa herë frika më sulmonte fantazinë,
ishin disa emra…që vetëm pse ekzistonin, më jepnin fuqi.
Ky është kabineti im.Ministra që më frymëzojnë, më qortojnë,
më kapin për leckash në buzë të greminës
dhe më shtyjnë përtej, kur ngurroj.
Janë personalitete… ose shokë lagjeje,
pleq …ose fëmijë…
të gjallë …ose të vdekur.
Por janë ata.
Kabineti im.Një herë, kur m’u fiksua ideja për një Rekord Guinness në Tiranë
me 2000 njerëz në shesh,
pothuajse çdo biznesmen që i tregoja idenë
më shihte me atë shikimin klasik:
“Çun i mirë ky, por gjynah!”
Por në darkë kabineti im më tha:
“Ec përpara!”Ti ja del.
“Kur je gati për sukses, siguria vishet në paraqitjen tënde.”
E pra, ky kabinet ma stiloi këtë siguri në fytyrë.
Pa ta, s’do e kisha bërë dot.
Falë tyre rekordi boteror nuk u be me 2000 veta por plus 6000 te tjere. Gallata është se kur ti triumfon, befas kabineti mbushet me më shumë ministra. Ata ishin aty pa I njohur, në pritje për fitoren tënde.
Ja si e formoj unë kabinetin tim:
Një është shkrimtar — unë e kam Ministër të Optimizmit.
Një tjetër është milioner — unë e kam Mentor të Suksesit.
Një tjetër ka ngjitur Himalajën — për mua është Ministër Krenarie.
Secili prej nesh ka një Leonard që do të ëndërrojë
dhe një Skeptik që do ta ndaloj.
Por të gjithë kemi një kabinet që është apo nuk është aty, mjafton që ekziston, ai po pret.
Kabineti ynë është ai zëri që na thotë:
“Mos u dorëzo.”
Kabineti është ajo energjia mes nesh, njerēz që ngjajmë,
jemi miq por s’i kemi takuar kurrë.
Ja! Një artist që ka mbajtur monologje në këtë skenë para meje,
Florjan Binaj, nuk e kam as në një lagje, as në një moshë por unë e kam në kabinetin tim.
Pse, se Flori është një optimist i pandreqshëm.
Flet si ne, qesh si ne, bibël, ka zemrën e pastër..
Aq shumë e do jetën Florian Binaj, sa bëri 1 fëmijë, 2 fëmijë,3…
Dhe le ta ndalim te i 4-i…
që të merret me Familjen e Madhe Tiranën!
E dini pas buzëqeshjes së tij, vetëm pse vrapon ne Festa-e-protesta,
kalkuloj sakrificat e tij, pagjumësitë familjare, dhe nuk dua ti di,
ajo që unë di eshtë ajo energjia nē mes, që ai na mbjell buzëqeshje.
Dhe megjithatë do i them Flor i dashur!
Me ty nuk ke leverdi as të bësh foto se nesër kur të fitosh,
gjysma e Shqipërisë do postojë foto me ty këto 20 vjet
falë energjise dhe optimizmit tënd.Të gjithë jemi kryeministra, të gjithe kemi kabinet.
Falë tyre
ne mund të ngremë brenda shtëpive tona 7 mrekullitë e botës:
Niagara e Tolerancës,
Korabi i Mirënjohjes,
Muri Kinez i Dhembsurisë,
deri tek Fari i Aleksandrisë së Shpresës.
Sepse në fund…
ne nuk jemi thjesht ishuj drite të ndarë.
Jemi një arkipelag shpirtërash.
Që dritën e njërit ia dhurojmë tjetrit,
derisa liqeni i jetës…
kthehet në një qiell me yje mbi tokë. Ne fund dikush do thotë: “Kush je ti që flet kështu?”
-Jam një kuazimodo që në gungën time transportoj Mirësi-energji- Art nga një ishulli në tjetrin.
