Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Për ish-bashkëpunëtorin e tij në kohët e Partisë Socialiste, Meta shkruan:
‘Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!’.
Nano dhe Meta kanë qenë dy nga figurat kryesore të PS dhe bashkëpunëtorë, deri në momentin e krisjes së madhe para zgjedhjeve të vitit 2005, kur Meta krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim.
