Merret peng një person në Devoll, policia shoqëron tre persona, mes tyre vëllai i deputetit të PD (EMRAT)

Merret peng një person në Devoll, policia shoqëron tre persona, mes tyre vëllai i deputetit të PD (EMRAT)

foto ilustruese DEVOLL- Një aksion policor është zhvilluar në qytetin e Bilishtit. Forca të shumta policore janë duke kryer kontrolle në disa zona dhe shoqëruar disa persona. Burime bëjnë me dije se shkak për kryerjen e kontrolleve është bërë një ngjarje kriminale, e keqtrajtimit të Ilir Topçiut nga fshati Vishocicë, i cili ndodhej në masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Lidhur me këtë, tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati,  vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu dhe e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më...