Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Radikalizim në Parlament? Zbulohen detaje nga aksioni opozitar
Mbrëmjen e shkuar opozita braktisi punimet e seancës plenare në Kuvend, dhe kemi të bëjë me skenarin e parë, të radikalizimit? Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi zbulon detaje nga aksioni opozitar dhe rruga që PD do të ndjekë, pasi socialistët i refuzuan ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe 11 Majin. Këlliçi tha se ashtu siç ishte paralajmëruar, pas publikimit të raportit të plotë të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, PD do të nisë analizën e saj, duke zbritur menjëherë në bazë. ”Ne kemi thënë që presim raportin final për të nisur procesin e analizës. Ky raport tashmë është publik. Faktoi të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike për një farsë elektorale të ndodhur në datë 11 maj dhe tashmë nuk ka më kohë për të...