Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën
Autoritetet kanë vendosur heqjen e masës së arrestit në shtëpi për Luiza Balën, e përfshirë në operacionin që po zhvillohet në Lezhë, lidhur me abuzimet në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Dy ditë më parë, u ekzekutuan masa sigurie për 9 shtetas, të cilët akuzohen se përmes falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, janë përfshirë në ndërtime të paligjshme në këtë zonë turistike. Hetimet për rastin vijojnë nën mbikëqyrjen e autoriteteve për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.