Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Pas akuzës nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet në Kryeministri
Pasi u mor e pandehur nga SPAK, zv.kryeministrja Belinda Balluku është parë të futet në Kryeministri. Nuk dihet nëse Balluku do të zhvillojë ndonjë takim, apo ka shkuar në Kryeministri për mbledhjen e qeverisë ku pritet të merret edhe vendimi për përcjellen e Fatos Nanos në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. Balluku u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme ku iu komunikua akuza për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Ajo akuzohet në lidhje me aferën e Tunelit të Llogarasë.