Pentagoni aprovon dërgimin e raketave Tomahaëk, vendimi përfundimtar i mbetet Trump

Pentagoni aprovon dërgimin e raketave Tomahaëk, vendimi përfundimtar i mbetet Trump

Pentagoni i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë dritën jeshile për të dërguar raketa Tomahawk në Ukrainë, pasi vlerësoi se kjo nuk do të ndikonte në rezervat strategjike të SHBA-së. Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Presidentit Donald Trump, sipas tre zyrtarëve amerikanë dhe europianë që kanë njohuri për çështjen. Sipas informacionit të paraqitur nga CNN, vlerësimi i Pentagonit iu paraqit Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij muaji, pak para se Trump të takohej me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington. Zelensky kishte kërkuar furnizimin me raketa për të goditur në mënyrë më efektive objektet e naftës dhe energjisë brenda Rusisë. Tomahawk-ët kanë një rreze veprimi prej rreth 1,600 kilometrash, gjë që do t’i lejonte Ukrainës të zgjeronte aftësinë e saj të sulmit thellë në territorin...