Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Produkt i kohës që jetoi”/ Pandeli Majko reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos: Kundërshtarët e tij mbështetësin te ai
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i është bashkuar ngushëllimeve të shumta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. “Fatos Nano ka ndërruar jetë! Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vëlla i mirë dhe prind i dhimbsur! Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte! Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri! Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerëzve që e...