Përse e akuzon SPAK Ballukun? Tenderi i Tunelit të Llogarasë “patatja” e nxehtë e hetimit

Përse e akuzon SPAK Ballukun? Tenderi i Tunelit të Llogarasë “patatja” e nxehtë e hetimit

Foto ilustruese TIRANË- Zëvendëskryministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belnda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK. Pasditen e sotme, Balluku u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, teksa pak minuta më vonë vetë Prokuroria për hetimin dhe njoftoi zyrtarisht akuzat.  SPAK sqaroi se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë, pjesë e autostradës (Vlorë-Sarandë), ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e procedurës së tenderimit për këtë aks. Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar më 11 dhjetor 2020, e cila më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 mln euro pa...