Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar per ndarjen nga jeta te ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit te Partisë Socialiste, Fatos Nano. Duke shprehur ngushëllimet e tij Berisha theksoi se Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, ishte personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit,
Reagimi i plote:
Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!
