Shuhet Fatos Nano, Malaj kujton momentet më të vështira dhe domethënëse të liderit socialist

Shuhet Fatos Nano, Malaj kujton momentet më të vështira dhe domethënëse të liderit socialist

Ditë të trishtueshme për humbjen e një lideri vizionar, e ka cilësuar ish-ministri i Financave, Arben Malaj ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit Fatos Nano. ”Është ditë e trishtueshme se ishte lider dhe një politikan i një stofi ndryshe që shqiptarët e donin. Ajo që do të vlerësoja në profilin e Nanos ishte vizionar, ishte i qartë se ku donte të shkonte Shqipëria në sfidat pas ’97-ës. Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm se ristrukturoi PS-së e modernizoi dhe në profilin e tij do të jetë lideri që do të kujtohet gjithmonë për shpirtin demokratik dhe strukturimi i PS ishte sfida më e madhe pas viteve ‘90. U bë një ekip që mori përsipër ristrukturimin. Shqipëria nuk ka parti komuniste se u bë strukturim i mirë i...