Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dënohet me burg të përjetshëm pronari i hotelit ku humbën jetën 78 persona në Turqi
Një gjykatë turke ka dënuar me burgim të përjetshëm pronarin e një hoteli në një qendër skijimi, si dhe 10 persona të tjerë, pas akuzave për neglizhencë të rëndë lidhur me zjarrin tragjik që përfshiu godinën në janar të këtij viti, raportoi agjencia shtetërore turke Anadolu. Zjarri shpërtheu më 21 janar, në hotelin Grand Karta, një ndërtesë 12-katëshe që ndodhej në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu, gjatë pushimeve dimërore shkollore. Ngjarja la pas 78 viktima dhe 133 të plagosur. Mes viktimave ishin 34 fëmijë, që po kalonin pushimet së bashku me familjet e tyre. Gjykata shpalli fajtor pronarin e hotelit, Halit Ergül, bashkë me gruan, dy vajzat e tij, si dhe disa menaxherë të hotelit, një zëvendëskryetar bashkie dhe një zëvendësshef të zjarrfikësve,...