Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin
Takimet elektorale të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, të mbështetur nga opozita, vijuan sot në zonën e Fushës së Aviacionit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Binaj u njoh nga afër me problematikat e tyre dhe kërkoi mbështetjen për të sjellë ndryshimin në kryeqytet. Banorët u shprehën me besim se ai do të mund ta bëjë Tiranën një qytet më të jetueshëm dhe me dinjitet për të gjithë. “Kjo gjë nuk bëhet vetëm,” – theksoi Binaj, duke iu përgjigjur një banori që kërkonte “rrotullimin”. “Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi,” – shtoi ai me humor dhe vendosmëri. Në fund të takimit, Binaj u kujtoi qytetarëve se fuqia për ndryshim është në duart e tyre: “Një gurë në dorë...