Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Salianji për Fatos Nanon: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj
                            Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Salianji shkruan se Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj. ”Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe. Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar”,...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                       