“Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

“Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

“Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët,” -kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ku ndër të tjera shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, kreu i BDI Ali Ahmeti. Ahmeti e quan Fatos Nanon, njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë. Postimi i plotë: Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të...