Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK
                            Zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur sot në SPAK, ku është regjistruar si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat publikë. Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që Balluku ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve. Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme? Ballukun e përfaqësoi motra dhe avokatja e saj, Pamela Qirko, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), institucioni që dikur shkarkonte gjyqtarë dhe prokurorë për mungesë integriteti. Me firmën e Qirkos janë shkarkuar 56 përfaqësues të drejtësisë. Ajo që e bën situatën më paradoksale është...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                       