Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Ndahet nga jeta Fatos Nano/ Nuk mungojnë mesazhet nga presidenti dhe politikanët
                            Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare si majtas dhe djathtas. Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Ai vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, si dhe politikat reformiste e liberale që ai ndoqi përgjatë aktivizimit në politikën shqiptare. “Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.  Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, shkroi Begaj në mesazhin e ngushëllimit. Ish-Presidenti Bamir...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                       