Burimi: 
								Zeri.ai
								
							 
                                
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Mbyllet seanca në Kushtetuese për Veliajn, trupa tërhiqet për vendim!
                            Veliaj niset per ne burgun e durresit TIRANË- Prej rreth 7 orësh, Gjykatën Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe për dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. Pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim. Seanca nisi që prej orës 10:00, duke shënuar herën e parë publike të Veliajt që prej prej arrestimit më 10 shkurt.  Menjëherë pas përfundimit të seancës, Veliaj ka dalë nga Gjykata Kushtetuese, teksa jashtë është pritur nga mbështetësit e tij.  “Forca kryetar, forca!”,  thonë ata. “Ju dua shumë”, tha Veliaj pak para se të hipte në furgonin e policisë, i shoqëruar me forca të shumta policie.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   