Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            Pogradec/ 39-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje
                            Një 39-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit është gjendur i vdekur nga familjarët. Sipas burimeve, familjarët dyshojnë se shtetasi T.Xh. 39-vjeç ka kryer akt vetëvrasjeje. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme. Njoftimi: Informacion paraprak: Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   