Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident

Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident

Me qindra qytetarë të Vlorës marshuan të premten në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tri ditë më parë. Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi”, qindra qytetarë të Vlorës marshuan në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës. Përgjatë marshimit nuk munguan as familjarë të 17-vjeçarit të ndjerë por edhe të tjerë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentet rrugore. Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi. Në fjalën e saj Allushi shprehu ngushëllime për familjen e Leandros teksa iu bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat dhe të bëjnë kujdes përgjatë drejtimit të automjetit. Allushi tha se...