Ngjarje e rëndë në Pogradec – 39-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

Ngjarje e rëndë në Pogradec – 39-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, ku një 39-vjeçar është gjendur i vdekur nga familjarët e tij. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima, T. Xh., ka kryer akt vetëvrasjeje. Ai është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës, rreth orës 15:20. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare.