‘Drejtësi për Leandron’— Vlorë, qindra qytetarë në marshim heshtjeje për 17-vjeçarin e ndarë nga jeta tragjikisht

Qindra qytetarë të Vlorës, nxënës të gjimnazit “Ali Demi” ku studionte 17-vjeçari Leandro, familjarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve lokale u bashkuan në një marshim në heshtje për jetën, për të nderuar kujtimin e të riut që humbi jetën në një aksident tragjik rrugor.

LEXO EDHE: Tragjike/ Vlorë, 17-vjeçari përplaset për vdekje nga ‘Porsche’, familjarët presin prej orësh në spital

Marshimi nisi nga oborri i gjimnazit dhe vijoi përgjatë bulevardit kryesor të qytetit, deri në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Të pranishmit mbanin në duar fotografinë e Leandros dhe pankarta me mesazhe të forta sensibilizuese: “Drejtësi për Leandron”, “Mjaft më me gjak në rrugë”, “Respekto jetën”.

Në vendin e aksidentit, qytetarët vendosën lule dhe qirinj, ndërsa heshtja u shoqërua me lot dhe dhimbje të thellë.

LEXO EDHE: ‘Aksidenti fatal në Vlorë’/ Publikohet fotoja e 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht nga përplasja

Mesazhet e pjesëmarrësve, përfshirë edhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe prefektura e qarkut Vlorë, ishin të qarta: të ketë më shumë përgjegjshmëri në rrugë, zbatim të rreptë të ligjit dhe ndëshkim për këdo që shkel rregullat dhe merr jetë të pafajshme.

“Drejtësi për Leandron” ishte thirrja që përshkoi marshimin, një apel që vjen nga dhimbja, por edhe nga dëshira për të mos përsëritur më tragjedi të tilla në rrugët shqiptare.