Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut/ Do jetë avokate e zv.kryeministres
Pamela Qirko, motra dhe njëherësh avokatja e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku do të mbrojë të motrën e saj, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tenderat publikë”. Balluku nuk ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme më herët, duke u justifikuar me një vizitë zyrtare në Bukuresht. Pas kësaj, prokurori Dritan Prençi lëshoi një fletëthirrje të re, duke paralajmëruar masa për shoqërimin e saj të detyruar, në rast se do të mungonte sërish. Por ajo që e bën situatën më paradoksale është fakti se Pamela Qirko, përpara se të vishej me roben e avokates, ka qenë kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) — institucioni që dikur shkarkonte gjyqtarë e prokurorë për mungesë integriteti....