Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e Qeverisë kundërshton Veliajn: Ishte në dijeni të shkarkimit, ekzekutivi merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak
                            Përfaqësuesja ligjore e Qeverisë, ka kundërshtuar sot në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese pretendimet e Erion Veliajt dhe ankimimin e vendimit prej tij për shkarkimin nga detyra. Sipas saj, Verliaj ka qenë në dijeni të shkarkimit dhe se qeveria vendimet i merr mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak. Përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave: Një subjekt i shkarkuar nga Qeveria, duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo Kushtetueses. Në kushtet kur mungon kompetenca për çështjen, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë. Konstatimi i mungesës 3 mujore është kompetencë e Këshillit Bashkiak. Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                   