Siguri e lartë për Veliajn, shefi i Operacionales së Burgjeve çohet në këmbë sa herë ngrihet dhe Veliaj

Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.
Veliaj është i pranishëm në seancë dhe në sallën e gjyqit shoqërohet nga shefi i Operacionales se Burgjeve, Besim Cara.
Gjatë dhënies së përgjigjeve teksa Veliaj çohet në këmbë, në të njëjtën kohë me të, çohet dhe Cara.