Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Rasti Veliaj, përfaqësuesja e qeverisë: U shkarkua se nuk ishte në detyrë
                            Përfaqësuesja e qeverisë ka shtruar relatimin e saj ligjor mbi argumentin pse Këshilli i Ministrave ka firmosur shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës. Përfaqësuesja e qeverisë thotë se Veliaj është ankimuar se shkarkimi i tij është antikushtetues, ndërkohë është ligjor. “Ankimuesi pretendon se shkarkimi i tij nga detyra ka ndodhur për shkak të shkeljes së rendit të Kushtetutës ose të ligjeve, siç parashikon neni 115 i Kushtetutës, e cila është e vetmja mënyrë që ai të legjitimohet përpara kësaj gjykate. Ndërkohë që shkarkimi i tij nuk është kryer për shkak të kësaj dispozite. Ai nuk është shkarkuar për rrethanë kushtetuese, por ligjore, për shkak se nuk është paraqitur në detyrën e parashikuar nga neni 62 për vetëqeverisjen vendore,” – tha përfaqësuesja e qeverisë.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                   