Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet – EMRI

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet – EMRI

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka vjedhur 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, në kasafortën e një banese në rrugën “Musa Agolli”. Në pranga mësohet se ka rënë Pashk Zefi. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi që largoi 52-vjeçarin, me automjet, nga vendngjarja. Policia informon se 2 bashkëpunëtorët kanë mbajtur në vëzhgim zonën dhe kanë hyrë në banesë, kur aty nuk kishte banorë. Vjedhja ka ndodhur më datë 24.10.2025. “Pas kallëzimit të një shtetaseje, se më datë 24.10.2025, nga kasaforta në banesën e saj, ishin vjedhur gjatë kohës që nuk kishte patur banorë, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan...