Burimi: 
								Zeri.ai
								
							 
                                
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë: Bileta shkon 50 lekë, aboneja 1400 lekë
                            FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qytetarët e Tiranë nga 1 nëntori do të përballen me një ndryshim çmimi të biletës së transportit publik. Çmimi i biletës për linjën Kamëz–Tiranë do të rritet nga 40 në 50 lekë, ndërsa abonetë mujore do të shkojnë nga 12 mijë në 14 mijë lekë.  Operatori i linjës i është drejtuar Bashkisë Kamëz me një kërkesë zyrtare për rritjen e tarifave, duke argumentuar vendimin me shtimin e kostove të karburantit dhe shpenzimeve operative. Pas shqyrtimit nga Drejtoria e Transportit dhe komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak, propozimi është miratuar me votim./ZËRI
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   