Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja

Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja

Nga dita e nesërme 1 nëntor 2025, qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë, do të përballen me rritje të çmimit të biletës dhe abonesë mujore. Bileta e transportit publik do të kushtojë 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte deri më sot, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë, nga 12000 lekë që ka qenë. Operatori i linjës, ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike. Në dokument thuhet se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale. Më pas, Bashkia Kamëz, e drejtuar nga kryebashkiaku Rakip Suli, ka hartuar një relacion teknik dhe financiar...