Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            “Të anulohet votimi për shkarkim”, Bardhi shkresë Peleshit: Nuk keni kapacitet për të drejtuar Kuvendin
                            Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një shkresë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i bërë të ditur se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit në zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gazment Bardhi argumenton se neni 17, pika 1 e Kodit Zgjedhor, specifikon qartësisht se: “Komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.” “Në këtë kuadër, sa kohë ligji kërkon një shumicë të cilësuar prej 3/5 së anëtarëve të Kuvendit, sipas pikës 3, të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, projektvendimet përkatëse nuk mund të konsiderohen...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   