Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Seanca në Kushtetuese/ “A delegohen detyrat nga burgu”, Veliaj: Nuk i kam penguar unë të mbjellin pemë apo të pastrojnë. Drejtorët kanë qenë aty
                            Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.  Gjyqtarja: Në prapësimet e Gjykatës thuhet që nuk mund të delegohen të gjitha kompetencat, ju i qëndroni idesë se kompetencat mund të zhvilloheshin jashtë zyrës, apo nuk delegoheshin dot? Veliaj: Çdo rast që më është kërkuar të veproj, kam vepruar, delegimi i nënkryetarëve… nuk e kam penguar unë bashkinë të mbjellë pemë, të pastrohet, të ketë ujë, drejtorët janë aty, stafi është aty… nuk kam nguruar të marr asnjë vendim apo çdo letre ankuese nga qytetarët që me dërguar në burg.   Top Channel
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                       