Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë brenda Kushtetueses, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjes së gjyqtarëve
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues. Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt. Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë. Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua edhe nga burgu i Durrësit drejt Tiranës, ku forcat policore blinduan ambientet e Kushtetueses. Top Channel