Prej ditësh grevë e urie dhe protestash, ministrja Ibrahimaj ‘zgjohet’, fton naftëtarët e Marinzës në takim

Naftëtarët e Sindikatës Hidrokarbure në Marinzë kanë pezulluar për momentin grevën e urisë dhe protestën e tyre, por rezistenca ndaj politikave të qeverisë nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Dritan Rrapushi, anëtar i kryesisë së sindikatës dhe një prej grevistëve më aktivë, njoftoi se protesta e fundit do të mbahet sot para zyrave të kompanisë Bankers në Fier, ku do të vendosen edhe strategjitë e mëtejshme të lëvizjes.

Një telefonatë e papritur dje vonë i ka hapur rrugë një takimi të përfaqësuesve të sindikatës me një delegacion të qeverisë në Tiranë. Ky takim pritet të jetë vendimtar për fatin e protestës dhe për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve.

LEXO EDHE: ‘Dita e 14 e grevës së urisë’: Nga 10 grevistë kanë mbetur vetëm 7, qeveria indiferente, naftëtarët në rrezik për jetën

Megjithatë, mosrespektimi i vazhdueshëm i problemit nga ana e ministrisë së Energjisë dhe qeverisë në përgjithësi ka nxitur pakënaqësi të thellë te punëtorët.

Pavarësisht se janë në protestë prej disa ditësh, ministrja e sektorit, Delina Ibrahimaj, vetëm tani duket se po kujtohet t’i takojë ata, duke treguar mungesën e vullnetit real për t’i dëgjuar dhe për të gjetur zgjidhje.

LEXO EDHE: ‘Kompania Bankers’ i merr tokën, e përdor për vete dhe refuzon të paguajë, Qytetari: Do bashkohem me grevën e urisë, kërkoj të drejtën time

Kryesia e sindikatës do të marrë vendimin final pas takimit në Tiranë, duke bërë të qartë se nëse kërkesat nuk do të adresohen, lëvizja e tyre do të vijojë me hapa më të fuqishëm.

Çfarë dihet deri më tani: 

Situata e krijuar në Marinë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe institucioneve, duke rikujtuar tensionet që ekzistojnë në sektorin hidrokarburik dhe rëndësinë e dialogut konstruktiv midis punonjësve, kompanisë dhe shtetit.

Kërkesat e naftëtarëve drejtuar kompanisë Bankers

1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.

2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.

3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.

4- Drejtësi e barazi në shpërblime.

5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime