Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës
SALI BERISHA DHE EDI RAMA, FOTO ARKIV TIRANË- Në nisje të mandatit të katërt në shtator, kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për një reformë kushtetuese që do çonte drejt “një parlamenti të vogël”. Sipas Ramës, Kuvendi i Shqipërisë duhej të reduktohej nga 140 deputetë në të paktën 101 të tillë. Dy muaj më pas, ideja po mbështetet në distancë edhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili po shprehet në favor të një sistemi parlamentar me dy dhoma, i shoqëruar nga reduktimi i numrit të deputetëve. “Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin...