“Hamasi nuk ka bomba e as armë bërthamore”/ Erdogan i ashpër me Merz: Izraeli ka synuar që të shtypë Gazën përmes urisë dhe gjenocidit

“Hamasi nuk ka bomba e as armë bërthamore”/ Erdogan i ashpër me Merz: Izraeli ka synuar që të shtypë Gazën përmes urisë dhe gjenocidit

Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. Ndasitë mes aleatëve të NATO-s ishin të dukshme gjatë vizitës së parë të Merzit në Turqi, që kur mori detyrën e kancelarit. Merz tha se Qeveria e tij ka qëndruar pranë Izraelit që nga sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor 2023 dhe se beson se Izraeli po ushtron të drejtën e tij për vetëmbrojtje. “Do të mjaftonte një vendim i juaj për të shmangur viktima të shumta të panevojshme. Hamasi është dashur që më herët t’i lironte pengjet dhe të dorëzonte armët”, tha ai, duke shtuar se shpreson që lufta ka përfunduar me marrëveshjen...