Nju Jork mbulohet nga uji, dy të vdekur nga reshjet e dendura të shiut

Nju Jork mbulohet nga uji, dy të vdekur nga reshjet e dendura të shiut

Dy persona kanë humbur jetën në Nju Jork si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rekord të shiut që goditën qytetin të enjten, duke mbuluar me ujë rrugë, bodrume banesash dhe disa stacione metroje. Policia e Nju Jorkut konfirmoi se viktimat janë dy burra, të moshës 39 dhe 43 vjeç. Ngjarja e parë u regjistrua në Brooklyn, ku një 39-vjeçar u gjet pa shenja jete në bodrumin e përmbytur të një godine. Ai u nxor nga ekipet e zhytjes së FDNY dhe u transportua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e tij. Rasti i dytë ndodhi në zonën e Washington Heights, në veri të Manhattanit, ku u gjet trupi i një 43-vjeçari brenda një ambienti të përmbytur. Sipas Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të...