Pa asnjë konsultim dhe pa paralajmërim publik, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka vendosur një rritje të çmimeve të transportit publik në qytet. Bileta tani kushton 50 lekë, ndërsa abonimi mujor është rritur në 1400 lekë, një ngarkesë shtesë që rëndon jetën e familjeve të zakonshme dhe veçanërisht të atyre me të ardhura modeste.
LEXO EDHE: Blushi në Kamëz: Rakip Suli është ‘vëllai siamez’ i Erion Veliaj
Kjo rritje drastike vjen në një moment kur qytetarët përballen me krizë ekonomike dhe inflacion të lartë dhe tregon qartë se qeveria dhe bashkia në Kamëz nuk kanë asnjë konsideratë për vuajtjet dhe nevojat reale të popullit.
Pa asnjë transparencë dhe dialog, Rakipi dhe struktura e tij administrative kanë vendosur të mbushin xhepat e tyre në kurriz të qytetarëve, duke kthyer shërbimin publik në një luks të paarritshëm për shumicën.
LEXO EDHE: Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve
Ndërkohë që premtimet për përmirësimin e shërbimeve mbeten vetëm fjalë boshe, qytetarët paguajnë çmimin e vërtetë nëpërmjet politikave arbitrare dhe të padrejta.
‘Rakipi i Rilindjes’ dhe qeveria duhet të tërheqin menjëherë këtë rritje të çmimeve dhe të hapin një dialog real me qytetarët për të garantuar shërbime të arsyeshme dhe të përballueshme për të gjithë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Pallati në Paskuqan rrezikon themelet e ndërtesës, Rakip Suli: Uroj të të zërë poshtë kur të shembet
Në të kundërtën, kjo do të vazhdojë të jetë një tjetër hap drejt dobësimit të të drejtave dhe përkeqësimit të mirëqenies së banorëve të Kamzës, dhe jo vetëm.
