Mbreti Charles i heq Princit Andrew të gjithë titujt dhe e dëbon nga rezidenca mbretërore

Princit Andrew, Mbreti Charles

BRITANI E MADHE-Pallati i Buckingham-it ka njoftuar se Mbreti Charles III, i ka hequr Princit Andrew titujt e mbetur dhe ka bërë me dije se e dobojë nga rezidenca mbretërore. BBC raporton se vëllai i Mbretit – i njohur tani si Andrew Mountbatten Windsor – do të zhvendoset në pronën mbretërore në Sandringham, Norfolk. Andrew hoqi dorë nga titujt e tij të tjerë mbretërorë në fillim të këtij muaji, përfshirë Dukën e Jorkut.
DEKLARATA:
Madhëria e Tij ka nisur sot një proces zyrtar për heqjen e titujve dhe nderimeve të Princit Andrew. Deri më sot, kontrata e qirasë e rezidencës ‘Royal Lodge’ i siguronte atij mbrojtje ligjore për të vazhduar të qëndronte aty. Tani ai është njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e kontratës dhe do të zhvendoset në një banesë private alternative. Këto masa konsiderohen të domosdoshme, pavarësisht se ai vijon të mohojë akuzat kundër tij. Madhëritë e Tyre duan të bëjnë të qartë se mendimet dhe keqardhja e tyre më e thellë kanë qenë dhe do të mbeten me viktimat dhe të mbijetuarit e çdo forme abuzimi.
Presioni ndaj pallatit për të larguar Andrew nga rezidenca Royal Lodge ishte rritur ndjeshëm, pasi më herët këtë muaj ai u detyrua të hiqte dorë edhe nga titulli i Dukës së Jorkut, për shkak të lidhjeve me Epstein dhe akuzave të Virginia Giuffre. Megjithatë, mbreti shkoi edhe më tej, duke e privuar Andrew nga titulli i princit, që e mbante që prej lindjes si djalë i Mbretëreshës Elizabeth II.
Në librin e saj, Giuffre shkruan se Andrew “besonte se ishte e drejta e tij trashëgimore të bënte seks me mua”. Publikimi i fragmenteve të librit shkaktoi reagime të ashpra, çka çoi në vendimin që Andrew të hiqte dorë jo vetëm nga titulli i Dukës së Jorkut, por edhe nga titujt: Kalorës i Madh i Urdhrit Mbretëror Viktorian (GCVO) Kalorës Mbretëror i Urdhrit të Lavdishëm të Garter-it Në rendin e trashëgimisë për fronin britanik, Princi Andrew aktualisht renditet i teti, pas Princit William, tre fëmijëve të tij, si dhe Princit Harry me dy fëmijët e tij.
Linja e trashëgimisë së kurorës britanike:
Princi i Uellsit WilliamPrinci George i UellsitPrincesha Charlotte e UellsitPrinci Louis i UellsitDuka i Sussex – Princi HarryPrinci Archie i Sussex-itPrincesha Lilibet e SussexAndrew