Tentoi t’i kalonte në Itali me kamion 3 persona të shumëkërkuar, arrestohet shoferi në Durrës

Tentoi t’i kalonte në Itali me kamion 3 persona të shumëkërkuar, arrestohet shoferi në Durrës

Policia kufitare e Durrësit ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili tentoi të trafikonte tre persona drejt Italisë, të fshehur në kamionin që ai drejtonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, efektivët zbuluan tre shtetas të huaj të fshehur në mjetin transportues, me të cilin 47-vjeçari kishte planifikuar t’i transportonte ilegalisht drejt Italisë. Hetimet zbuluan se dy prej emigrantëve ishin të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës dhe ishte dënuar edhe më parë në shtetin fqinj. Njoftimi i policise Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, dhe i administrimit të...