Abuzimet me tenderat, SPAK i bën thirrje Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

Abuzimet me tenderat, SPAK i bën thirrje Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ditën e sotme. Në bazë të informacioneve, sipas fletëthirrjes së dorëzuar në adresë të numrit dy të qeverisë, Balluku duhet të paraqitet në SPAK në orën 15:00, ndërsa pritet që t’i komunikohen zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj saj. SPAK po heton zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tenderat që lidhen pikërisht me tenderat e Llogarasë, ku më herët janë arrestuar vartës të saj, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza dhe ish-zyrtarë të tjerë. Kjo është fletëthirrja e dytë drejtuar Ballukut, pasi herën e parë ajo nuk u paraqit në SPAK, sepse...