U rrëzua ngritja e komisioneve hetimore, Berisha: U bllokua hapësira e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre

U rrëzua ngritja e komisioneve hetimore, Berisha: U bllokua hapësira e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare. Në një prononcim jashtë sallës së Kuvendit, ai e cilësoi këtë vendim si shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të të drejtave të opozitës, duke akuzuar mazhorancën për “bllokim të qëllimshëm të kontrollit parlamentar”. Berisha tha se mazhoranca ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij e ka sanksionuar qartë se e drejta e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore është e pakushtëzuar dhe e patjetërsueshme. “Pseudo-mazhoranca në mënyrën më antikushtetuese i mohoi opozitës të drejtën më themelore që ka në parlament – Komisionin Hetimor. Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një përpjekje për të mbuluar aferat...