Refuzohen kërkesat për hetime, Berisha paralajmëron reagimin e qytetarëve

Refuzohen kërkesat për hetime, Berisha paralajmëron reagimin e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot jashtë sallës së Parlamentit pas refuzimit të mazhorancës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare – për skandalin “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 Majit. Në prononcimin e tij, Berisha e cilësoi vendimin si “antikushtetues” dhe një mohim të së drejtës themelore të opozitës për të kërkuar hetime në parlament. Ai shtoi se kërkesat e PD-së ishin mbështetur mbi prova dhe dokumente konkrete, duke përfshirë raste të korrupsionit dhe ndikimeve të ish-shefit të FBI-së, McGonigal, në Shqipëri, si dhe lidhjet e mundshme të Edi Ramës me aktivitete të paligjshme. Berisha theksoi gjithashtu se zgjedhjet e 11 Majit janë cilësuar nga vëzhguesit ndërkombëtar si “të dhunuar dhe të manipuluara në masë”, ndërsa opozita disponon mijëra fakte që dëshmonin...