Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            VIDEO/ Ngjarje tronditëse në Rusi/ 4 persona tentojnë të rrëmbejnë lojtarin e Zenitit
                            Pamjet e tentativës së rrëmbimit të futbollistit të Zenitit, Andrej Mostovoj, në rrugët e Shën Petersburgut, kanë bërë xhiron e botës. Ngjarja ndodhi më 23 tetor, në rrugën Vjazovaja, në ishullin Krestovski. Sipas raportimeve të mediave ruse, policia reagoi me shpejtësi, duke arritur të shpëtojë Mostovojn dhe, vetëm disa orë më vonë, të arrestojë katër persona të dyshuar për përfshirje në incident. Megjithatë, hetimet vazhdojnë, pasi autoritetet janë ende në kërkim të atyre që kanë urdhëruar rrëmbimin. Detajet e zbuluara janë tronditëse: sipas rrëfimeve të të arrestuarve, pas rrëmbimit qëndronte një person i njohur me nofkën “Slava Satanisti”, një okultist dhe anëtar i një sekti satanik të ndaluar në Rusi. Të dyshuarit kanë pranuar se kishin marrë një pagesë monetare për të rrëmbyer futbollistin dhe...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   