Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Uragani Melisa shkatërron Xhamajkën
                            Pamjet e para satelitore kanë zbuluar përmasat e shkatërrimit që la pas Uragani Melissa, pasi goditi Xhamajkën më herët këtë javë me erëra që arritën shpejtësi deri në 185 milje në orë (rreth 300 km/h). Syri i stuhisë preku tokën në brigjet jugperëndimore të ishullit, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti Kingston, të martën. Pamjet “para dhe pas” të marra nga satelitët e kompanisë Vantor tregojnë dëmet e mëdha në qytetin Black River, kryeqendra e qarkut St Elizabeth Parish. Në fotografitë krahasuese shihet qartë shkatërrimi: shumë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa çati, ndërsa disa ndërtesa janë rrënuar plotësisht. Tregu i mbuluar i ushqimeve është shkatërruar tërësisht, ashtu si edhe kisha anglikane e Shën Gjonit, një nga më të vjetrat në Xhamajkë  nga e cila ka...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   