Ekzekutime, tortura dhe “duele gladiatorësh” si në kohën e romakëve, ja si ndëshkohen nga komandantët ushtarët rusë që braktisin frontin

Ekzekutime, tortura dhe “duele gladiatorësh” si në kohën e romakëve, ja si ndëshkohen nga komandantët ushtarët rusë që braktisin frontin

Komandantët rusë po ekzekutojnë ose po i dërgojnë qëllimisht drejt vdekjes së sigurt ushtarët që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, sipas një hetimi të ri nga media Verstka, i cili përshkruan një pamje të zymtë të dhunës së brendshme në ushtrinë ruse. Hetimi, bazuar në dëshmitë e ushtarëve në shërbim, të afërmve të viktimave, videove të publikuara dhe raporteve zyrtare të ankesave, identifikoi 101 ushtarakë rusë të akuzuar për vrasje, torturë ose dënim me vdekje të kolegëve të tyre. Media tha se ka konfirmuar të paktën 150 vdekje, megjithëse vlerëson se numri i vërtetë është shumë më i lartë. Siç shkruan The Guardian, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kanë qarkulluar gjerësisht raporte për ushtarë të vrarë nga shokët e tyre, si dhe...