ulsi manja-sali berisha
TIRANË- Seanca maratonë e kësaj të enjteje ka vijuar me përplasje mes palëve, ndërsa nuk kanë munguar as batutat e notat e humorit. Kryedemokrati Sali Berisha u përfshi në një debat me kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, të cilin e akuzoi për veshje të shtrenjta e çanta deri në 500mijë euro.
Berisha iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë se ka regjistrimin e tij, pa përmendur se për cilin bëhet fjalë, dhe ka vijuar direkt me akuzat për kostumet e shtrenjta.
“Ku ike ato kostumet, jo jo i ke hequr ato. Ulu aty. Ku i ke kostumet e Altin Hajrit. Ku e ke çantën Lous Vuitton”, iu drejtua Berisha.
Në replikë me Berishës, Ulsi Manja u çua nga karrigia e tij dhe e ‘ftoi në sfidë’ kryedemokratin. Manja sfidoi Berishën, duke i thënë se vetëm copa e xhaketës së tij kushton 2 mijë euro.
“Të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Ulsi Manja dhe çfarë kostumesh vesh Sali Berisha. Hajde t’i nxjerrim sa bën e jotja e sa bën e imja…Sa për kta, Louis Vuitton, e kam pyet ChatGPT: ‘A ka çantë 5000 mijë euro’, m’ka thënë s’ka. Kush ta ka thënë? Sali Berisha, më ka thënë shife se nuk është në rregull’”, replikoi Manja mes batutave.
