Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Përplasi në gjendje të dehur një makinë tjetër ku ndodhej një person, arrestohet polici në Tiranë
                            Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt. Sipas AMP-së, gjatë drejtimit të mjetit, polici ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku si pasojë është dëmtuar shtetasja P.K. Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë ishte në gjendje të dehur, me një nivel prej 0.94 mg/l. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Top Channel
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                   